Të fundit

Mbrojtja e Gucatit e cilëson të gabuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale: Do ta apelojmë

Trupi mbrojtës i Hysni Gucatit, kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e ka cilësuar të gabuar aktjgykimin e një trupi gjykues të Dhomave të Specializuara ndaj klientit të tij.

Në një deklaratë të cilën e posedon Paparaci, mbrojtja e Gucatit ka paralajmëruar apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë, të nxjerrë në një seancë të mbajtur sot.

“Ekipi mbrojtës i Zt. Gucati e ndanë mendimin se aktgjykimi i sotshëm është i gabuar dhe ne do ta apelojmë që ta përmbysim atë. Për më tepër, ne e ndajmë mendimin se dënimi i shqiptuar është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshëm. Ne po ashtu do të shtrojmë ankesë kundër dënimit”, thuhet në deklaratën e siguruar nga Paparaci.

Sipas mbrojtjes, “në varësi të këtyre ankesave, pasoja e aktgjykimit fajësues dhe e dënimit të shqiptuar është se Gucati me gjasë do të ngelet në burg deri prokuroria të mbyllë rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në dhomat e specializuara”.

“Është aksiomatike që dënimi duhet të jetë proporcional me sjelljen e të akuzuarit dhe të mos llogaritet me referenca të orareve të rasteve tjera”, thuhet në deklaratë.

Mes tjerash, mbrojtja e Gucatit është shprehur se “trupi gjykues deklaroi se vendimi i tyre është vendim i popullit të Kosovës”, duke shtuar se populli i Kosovës e di se ku qëndron e vërteta.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSk) në Hagë, të mërkurën është bërë shpallja e aktgjykimit ndaj Hyni Gucatit dhe zëvendësit të tij në organizatën e veteranëve të luftës, Nasim Haradinajt, ku të njëjtit u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë për 5 pika të akuzës.

Ndërsa, për njërën pikë që ka të bëjë me veprën penale të hakmarrjes, ata janë liruar nga akuza.

Gucati e Haradinaj u dënuan për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Për pikat 1, 2, 3, 5 dhe 6, ku Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë, trupi gjykues tha se është bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që u vihen në barrë.

Sipas trupit gjykues, të akuzuarit kishin zbuluar informacionin e mbrojtur duke ekspozuar dokumentet dhe duke lejuar të pranishmit në tri konferencat për shtyp që t’i fotografonin e t’i merrnin me vete këto dokumente. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci