Të fundit

Çitaku: Kam vërejtur që Kurti nuk është shoqëruar nga Shërbimi Sekret në ShBA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti i cili po qëndron tash e disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Paparaci.

Teksa tregoi se është përgjegjësi që ta kesh shefin e qeverisë për një kohë të gjatë në ShBA, Çitaku foli edhe për Shërbimin Sekret të ShBA-së, i cili shoqëron krerë të vendeve të ndryshme.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA theksoi se e ka vërejtur që Shërbimi Sekret nuk e ka parë në përcjellje të kryeministrit Kurti.

“Është përgjegjësi e madhe që ta kesh kryeministrin për një kohë kaq të gjatë në vendin ku shërben. Nuk më ka ndodhur asnjëherë. Mirëpo diçka që unë kam vënë re që shërbimi sekret që rëndom i shoqëron krerët e shteteve, qeverive, nuk e kam parë në përcjellje të kryeministrit (Kurti). Ndoshta s’ka bërë kërkesë. Mua nuk më ka ndodhur”, tha ajo në Kanal 10.

Po ashtu, Çitaku përmendi ish-liderët kosovarë që derisa kanë vizituar ShBA-në, ishin nën përcjellje të Shërbimit Sekret të atij vendi.

“Ish-presidentja Jahjaga, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeminitrat Haradinaj, Mustafa e Hoti kanë qenë të shoqëruar nga shërbimi sekret. Kjo ta heq një barrë të madhe në aspektin logjistik”, shtoi ajo.

Kryeministri Albin Kurti do të qëndrojë edhe këtë javë në ShBA.

Të mërkurën, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje takoi senatoren amerikane, Joni Ernst.

Kryeministri e falënderoi senatoren Ernst, veçanërisht për përkrahjen e Gardës Kombëtare të Iowas për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai theksoi se mbështetja e tillë është bërë edhe më e domosdoshme pas invazionit ilegal të Rusisë dhe aleancës ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë.

“Në përmbyllje të takimit, senatorja Ernst shprehu vlerësimin e saj për kryeministrin Kurti dhe tha që dera e saj është gjithmonë e hapur për të”, thuhet në kumtesën e ZKM-së, dërguar mediave.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci