Të fundit

Aksidentohet vetura e Prokurorisë së Shtetit, lëndohen tre prokurorë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër. Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.

“Katër persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Gjurkaj për Paparacin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe për rastin kanë nisur hetimet.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci