Të fundit

Serbia: Italia nuk e përfshin kërkesën e Kosovës në rend të ditës në Këshill të Evropës

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka deklaruar sot se Italia, e cila kryeson Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, nuk e ka përfshirë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, në draftin e seancës së sotme që mbahet në Torino.

Staroviq tha sot për RTS se kjo nuk do të thotë që kërkesa e Kosovës nuk do të vendoset në rend të ditës me propozimin dhe mbështetjen e vendeve të tjera anëtare.

Duke folur për seancën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, në të cilën po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, Staroviq tha se Serbia do të bëjë “gjithçka që është e mundur” për të mbrojtur interesat e saj.

Ai shtoi se edhe nëse në një moment, edhe sot, Komiteti i KE-së me shumicë dy të tretash e inicon procedurën e anëtarësimit të Kosovës, procesi “është i ndërlikuar dhe zgjat jashtëzakonisht shumë.”

Sipas tij, e gjithë procedura nuk mund të zgjasë më pak se një vit dhe ka shumë të ngjarë që të zgjasë shumë më gjatë sesa një vit.

Komiteti i Ministrave është organi vendimmarrës i Këshillit të Evropës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci