Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi nga një raketë ruse. Sulmi ka ndodhur në një objekt në qytetin Lozova të rajonit Kharkiv në Ukrainë.
Në disa pamje të publikuara shihet teksa raketa ruse e godet objektin duke e hedhur atë në erë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se forcat ukrainase po vazhdojnë me çlirimin e rajonit Kharkiv në lindje të Kievit, pasi që forcat ruse po tentojnë të bëjnë presion më të madh në Donbas.
E numri i civilëve të vrarë ukrainas dita-ditës po rritet, kjo si pasojë e sulmeve të pandërprera ruse.
