Të fundit

Bideni letër Vuçiqit: Shpejt normalizoni raportet me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një letër urimi për mandatin e ri si president të Serbisë, ia ka kujtuar Aleksandar Vuçiqit rëndësinë e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën.

“Duke qenë se keni lënë prapa zgjedhjet, e inkurajoj Serbinë të bëjë hap para në promovimin e paqes dhe stabilitetit në krejt rajonin dhe të ndërmarrë veprime proaktive, përfshirë kompromis kur është i nevojshëm – me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë që të angazhohen nga afër me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për ta arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në mesazhin që Bideni ia ka drejtuar Vuçiqit për Kosovën, në letrën e urimit për fitoren në zgjedhjet presidenciale të një muaji më herët në Serbi.

Letrën drejtuar Vuçiqit, Bideni e ka nisur duke e komentuar momentumin aktual në Evropë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Ai ka lavdëruar Serbinë që iu bashkua shteteve që dënuan me rezolutë në Kombet e Bashkuara ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci