Të fundit

Vullini fyen shqiptarët dhe kryeministrin Kurti

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin i ka quajtur shqiptarët sërish me termin “shiptar”.

Vulin këtë e ka bërë në një intervistë për një medium serb, derisa ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “Vuçiq është Putini i vogël”.

“Aleksandar Vuçiq nuk është një Putin i vogël, ashtu siç serbët nuk janë rusë të vegjël. Vuçiq është një serb i madh dhe ai duhet të jetë një serb i madh. Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe kjo mund ta shqetësojë Kurtin e vogël, sepse ai nuk është president i të gjithë ‘shiptarëve’ në Kosovë, dhe Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe më vjen mirë që kjo e lëndon Kurtin”, ka thënë ai për një medium serb, ndërsa intervista është publikuar edhe në faqen zyrtare të MB të Serbisë.

Karshi këtyre deklaratave ka reaguar Instituti për Çështje Evropiane, duke rikujtuar se ky term është fyes.

“E nderuara @zastitnikrs @ravnopravnostRS, ju ftojmë të reagoni ndaj deklaratës së ministrit Vulin. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, termi “shiptar” konsiderohet politikisht jokorrekt dhe fyes në gjuhën serbe për pjesëtarët e kombësisë shqiptare”, thuhet nw reagimin e Institutit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci