Vështirësitë për të siguruar një biletë për finalen e Champions League janë të mëdha dhe shumë kush mund të jepte çdo gjë për të siguruar një të tillë, mirëpo një tifoze e Liverpoolit edhe pse ka arritur të sigurojë një të tillë është përballur me një problem të pa pritur.
Qeni i saj ia ka shkatërruar biletën e finales së madhe, ku këtë gjë e kishte konfirmuar edhe vetë ajo përmes llogarisë së saj në “Twitter”.
Liverpooli do të garojë në finalen e tretë të Ligës së Kampionëve në pesë vitet e fundit, kur do të përballet me Real Madridin në Paris më datën 28 maj.