fbpx

Të fundit

Ylli – Trepça, sot zhvillohet finalja e parë

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale në kuadër të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës.

Në finalen e madhe takohen Golden Eagle Ylli dhe Trepça.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet sot nga ora 17:30 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ylli në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën me seri prej 3:0, kurse Trepça eliminoi Pejën 3:1.

Kujtojmë se skuadra nga Suhareka është kampione në fuqi e Kosovës, derisa mitrovicasit synojnë titullin e parë pas dhjetë vjetëve. /Gazeta Express/

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparci