Të fundit

Prishtina, Dukagjini, Malisheva e Drenica luftojnë për mbijetesë në xhiron e fundit

Malisheva, Drenica, Prishtina e Dukagjini janë protagonistët e javës së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo, pasi këto skuadra rrezikojnë rënien në vendin e tetë, vend ky që automatikisht i dërgon në barazh për ta siguruar mbijetesën në Superligë.

Në vendin e pestë gjendet Dukagjini, i cili ka 48 pikë dhe do ta ketë përballë pikërisht vendin e tetë, Malishevën që ka 47 pikë.

Në këto rrethana, Dukagjinit i mjafton barazimi që të mbetet në Superligë, ndërsa në anën tjetër Malishevës i kryen punë veç fitorja.

Derbi i javës së fundit zhvillohet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Prishtina do të jetë mysafire e Llapit.

Prishtina në këtë ndeshje udhëton për në Podujevë vetëm për fitore, pasi një barazim ose humbje do ta rrezikonte seriozisht qëndrimin jashtë zonës së rrezikut.

Kurse, ndeshje të lehtë pritet ta ketë Drenica, e cila do të luaj përballë Feronikelit i cili tashmë ka rënë nga liga dhe ka grumbulluar veç 12 pikë në 35 ndeshje të zhvilluara.

Ndërsa, kampioni i Kosovës, Ballkani, do ta luaj ndeshjen e fundit përallë Gjilanit ku pritet që në Suharekë të ketë festë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci