Presidenti i Rusisë Vladimir Putin synon që me vetëdije të provokojë urinë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, pohon ish-ambasadori gjerman në Moskë, Rudiger von Fritsch.
Qëllimi është destabilizimi i Evropës me një valë masive refugjatësh, tha Fritsch për Tagesschspigel.
Ai thotë se llogaritja e Putinit është se pas pezullimit të dërgesave të grurit, uria do t’i detyrojë njerëzit të shkojnë në Evropë. Kjo është arsyeja pse Rusia po e pengon Ukrainën të eksportojë grurë dhe po i bombardon siloset, transmeton Paparaci.
Me valët e reja të refugjatëve, ai dëshiron të destabilizojë Evropën dhe të ushtrojë presion politik, në mënyrë që vendet perëndimore të ndryshojnë qëndrimin e tyre të vendosur ndaj Rusisë. Kjo është një mënyrë e re e luftës hibride, shpjegon Fritsch.
Kjo përfshin përdorimin e mjeteve jo ushtarake, si sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit.
Sipas qeverisë gjermane, Rusia po bllokon eksportin e 20 milionë tonëve drithëra të destinuara për Afrikën Veriore dhe Azinë dhe shumica e tyre ndodhen në portin e Odesës./Paparaci
