Të fundit

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili

Një ushtar rus 21-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur në gjyqin e parë për krimet e luftës që rrjedhin nga pushtimi rus në Ukrainë.

Rreshteri Vadim Shishimarin pranoi se kishte qëlluar Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, nga një makinë ndërsa ushtarët rusë hynë në fshatin Chupakhivka katër ditë pas pushtimit, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Ai u deklarua fajtor për vrasjen e 28 shkurtit kur nisën procedimet në një gjykatë të qarkut të Kievit këtë muaj.

Prokurorët e shtetit ukrainas thanë se ushtari ishte në mesin e katër ushtarakëve të tjerë rusë që qëlluan dhe vodhën një makinë në pronësi private për të shpëtuar pasi kolona e tyre u vu në shënjestër nga forcat ukrainase.

Kur arritën në Chupakhivka, e cila ndodhet rreth 200 milje në lindje të Kievit, ata panë një burrë duke ecur me biçikletë dhe duke folur në telefonin e tij.

Ata thanë se Shishimarin ishte urdhëruar nga një tjetër ushtarak që të vriste civilin për ta parandaluar atë të ngrinte alarmin për rusët që ndodheshin në fshat.

Shishimarin më pas vrau civilin vetëm pak metra larg shtëpisë së tij, pasi ai qëlloi disa të shtëna nga dritarja e hapur e makinës me një pushkë sulmi në kokën e burrit.

Ushtari rus, i veshur me një xhup blu dhe gri me kapuç, shikoi në heshtje procedurat nga një kuti xhami e përforcuar në sallën e gjyqit dhe nuk tregoi asnjë emocion teksa lexohej vendimi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci