Të fundit

“Kurrë nuk e kam refuzuar kombëtaren”

“Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë, por ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivisht”.

Ishte ky qëndrimi i trajnerit Edoardo Reja në lidhje me çështjen Xhaka. I pyetur nga gazetarët në konferencën e shtypit, 75-vjeçari dha versionin e tij që i përmbledhur në një fjali, sipas tij, mesfushori shqiptar ka refuzuar të veshë fanellën kuqezi.

Në këtë situatë, RTSH Sport kërkoi edhe versionin e lojtarit të cilin e pyeti në lidhje me deklaratën e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

“Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar kombtaren! i kanm thënë Bulkut që nuk jam akoma 100% në formën time dhe më mirë ishte që të merrte një lojtar qe eshtë 100% në formë”, tha Xhaka.

Qëndrim i prerë nga ana e mesfushorit të Baselit që përgënjeshtron trajnerin e Kombëtares, sipas të cilit, Xhaka nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën edhe pse lojtari vetë rithekson në vijim të bisedës me redaksinë e RTSH Sport.

“Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse. Nuk është aspak e vertetë që unë kam refuzuar Kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk isha në 100% në formë dhe nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci