Të fundit

FBE 2022 në Davos – Mjaft me diskutime, duhen masa konkrete!

Atmosfera në Forumin Ekonomik Botëror në Davos rrallëherë ka qenë aq e zymtë sa këtë vit. Bota është në një pikë kthese. Por vetëm të flasësh për krizat nuk ndihmon, thotë Manuela Kasper-Claridge.

Luftë, recesion, zi buke, mungesë energjie. Temat e shumë raundeve të diskutimit në Forumin Ekonomik Botëror (FEB) të këtij viti në Davos dhanë pak arsye për optimizëm. Bota është në një pikë kthese: nga pikëpamja politike, ekonomike dhe sociale. Për këtë ranë dakord të fuqishmit e kësaj bote, të cilët u takuan në Davos. Por vetëm fjalimet nuk i zgjidh krizat. Natyrisht duhet shkëmbim mes politikës, biznesit dhe shoqërisë civile. Është mirë që flasim me njëri-tjetrin. Por FEB22 tani duhet të jetë fillimi i veprimit dhe këto janë pikat më urgjente:

  1. Drithërat nga Ukraina duhet të eksportohen sërish. 20 milionë tonë grurë po kalben në magazinat e Ukrainës. Ka mungesë gruri për të ushqyer popullsinë botërore. Rreth 28 për qind e grurit të tregtuar globalisht deri tani vinte nga Ukraina, dhe korrja e radhës tashmë po piqet në fusha, megjithëse në kushte të vështira. Prandaj trenat dhe kamionët shtesë duhet të fillojnë nga puna shpejt. Sundimtari rus Vladimir Putin duhet t’i lejojë këto eksporte. Por nevojitet më shumë presion ndaj tij dhe regjimit të tij. Nëse kjo nuk ka sukses, miliona vetë në mbarë botën do të vuajnë nga uria madje dhe do të vdesin.
  2. Sanksionet ndaj agresorit rus duhet të kalojnë në fazën tjetër. Eksportet e Rusisë duhet të pengohen masivisht. Nuk duhet që arkat e luftës të Moskës të përfitojnë edhe nga rritja e çmimeve të energjisë. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, dëshiron të kufizojë çmimin e naftës me një kartel kërkese globale dhe të godasë me të Rusinë. Kjo është ide e mire. Sepse nuk ka një problem me sasinë dhe ka edhe probleme shpërndarje. Se si do të zbatohet kjo duhet të sqarohet menjëherë. Ju lutem mos më me debate të gjata.
  3. Evropa ka nevojë për një plan emergjence shumë përpara dimrit. Lufta në Ukrainë ka bërë që çmimet tashmë jashtëzakonisht të larta të energjisë në mbarë botën të rriten edhe më shumë. Gjithnjë e më shumë njerëz nuk mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Kompanitë duhet të zvogëlojnë prodhimin. Evropa kërcënohet nga ndërprerje enegjie në dimër. Një ndërprerje e gjatë dhe e përhapur do të godiste infrastrukturën kritike – kujdesin shëndetësor, telekomunikacionin, menaxhimin e ujit, për të përmendur vetë disa syresh.
  4. Një recesion të mundshëm duhet t’i kundërvihemi me ndërhyrje të zgjuar na ana e shtetit. Në Davos, shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, i tronditi pjesëmarrësit me lajmin se parashikimet për rritjen ekonomike të 143 vendeve anëtare janë ulur. Më pak rritje do të thotë më pak prosperitet. Lufta në Ukrainë, rritja e dollarit dhe tkurrja e ekonomisë në Kinë për shkak të pandemisë janë shkaqet kryesore. Po tani? Ju lutemi mos prisni derisa të godasë recesioni, kundërveproni sa më herët! Me ulje taksash, programe mbështetëse shtetërore në mbrojtjen e klimës apo infrastrukturën digjitale. Kursimi tani është mënyra e gabuar.
  5. Sa më shpejt duhet hartuar dhe zbatur një plan Marshall për Ukrainën. Fshatrat dhe qytetet janë shkatërruar, si dhe infrastruktura e rëndësishme. Askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta. Por e ardhmja e vendit duhet të sigurohet tani. Me investime në rindërtim, ndërtimin e shtëpive të reja dhe rrugë transporti. Nuk duhet të ketë asnjë hezitim. Sepse Ukraina ka nevojë për këtë ndihmë tani dhe njerëzit kanë nevojë për perspektiva për të ardhmen. Lufta e tyre kundër agresorit rus është gjithashtu një luftë për vlerat perëndimore, për demokracinë dhe për vetëvendosjen e kombeve.

Është gjë e mirë që skenarët e krizës u diskutuan në Forumin Ekonomik Botëror. Dhe është mirë që politikanët, sipërmarrësit dhe të gjithë të tjerët tani mund të veprojnë shpejt. Nëse nuk e bëjnë këtë, bota do të përballet me krizën më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore./DW

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci