Të fundit

Marrëveshja Kosovë – Serbi, Borrell flet për rolin e ShBA-ve

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur para eurodeputetëve lidhur me marrëveshjen për targat e automjeteve, të arritur nga Kosova dhe Serbia të enjten në Bruksel.

Borrell gjatë fjalimit të tij e përmendi edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin me SHBA-në.

“Në Ballkanin Perëndimor më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh falë punës së mirë të të dërguarit tonë special, Miroslav Lajçak, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, tha Borrell.

Ai vazhdoi të fliste për marrëdhëniet me SHBA-në, por tha se Bashkimi Evropian duhet ta ndërtojë autonominë e vetë.

“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë”, deklaroi Borrell.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci