Të fundit

Çfarë ndodhi në masakrën në Teksas me 19 nxënës të vdekur?

Nënkoloneli i Departamentit të Sigurisë Chris Olivarez në një dalje televizive për CNN, është shprehur për masakrën e ndodhur në Teksas, ku mbetën të vrarë 19 nxënës, se oficerët nuk nxituan për të kapur agresorin.

Sipas nënkolonelit, policët e Teksasit nuk nxituan menjëherë për të gjetur agresorin pasi kishin frikë se mund të vriteshin. Madje sipas tij, ata sugjeruan që ta mbyllinin qëllimisht agresorin në klasë, që të mos e lejonin të largohej në ambiente të tjera të shkollës.

Olivarez tha se oficerët u tërhoqën pasi agresori u ishte kundërpërgjigjur, dhe se pritën një orë për mbërritjen e ekipeve taktike “SWAT”, duke e lënë kështu të armatosurin në një klasë me 19 nxënës dhe dy mësues.

“Nëse oficerët do të vazhdonin më tej duke mos ditur se ku ishte i dyshuari, mund të ishin qëlluar, mund të ishin vrarë dhe agresori do të kishte pasur mundësinë të vriste njerëz të tjerë brenda shkollës.”
“Kështu ata e mbajtën agresorin të izoluar në klasë, në mënyrë që ai të mos ishte në gjendje të shkonte në asnjë pjesë tjetër të shkollës për të kryer ndonjë vrasje tjetër,” tha Lt. Olivarez për CNN.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci