Të fundit

Tre krerët e shtetit informojnë për vettingun ambasadorët e QUINT-it

Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë takuar presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Zyra për media e Presidencës përmes një komunikate njofton se në takim është diskutuar për procesin e vettingut.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani -Sadriu, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar rreth procesit të vetingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit. Në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vetingut në Kosovë. Liderët instititucionalë përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vetingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se krerët institucionalë të Kosovës kanë përsëritur se janë të përkushtuar që procesi i Vettingut të zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane.

“Gjithashtu, ata përsëritën përkushtimin e institucioneve të Kosovës që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias”, thuhet tutje.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci