Të fundit

Komisionerët shqiptarë e serbë përplasen verbalisht në Tërnoc

Tashmë është mbyllur vendvotimi numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit ku në minutat e fundit është numri vërejtur më i madh i votuesve në Tërnoc të Bujanocit.

Sipas komisionerëve, numri i daljes së votuesve në zgjedhje është rreth 600 sosh, ku nuk është raportuar ndonjë incident gjatë ditës, ndërsa në orët e fundit ka pasur një përplasje mes komisionerëve serbë e shqiptarë, pasi sipas komisionerëve shqiptarë, ata serbë kanë provuar ta ndërprenë procesin e votimit.

Kjo pasi komisionerët serbë kanë thënë se janë dëmtuar llampat e verifikimit dhe kjo gjë nuk është lejuar nga komisionerët shqiptarë të cilët janë përplasur verbalisht.

Një incident tjetër i vogël ka ndodhur edhe pak para përfundimit ku sipas komisionerëve shqiptarë ky ka ndodhur për shkak të zhagitjes së procesit të votimit të cilët e kanë shfrytëzuar votuesit e fundit në Tërnoc të Bujanocit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci