Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se pushtimi i rajonit ukrainas të Donbasit ishte një prioritet i pakushtëzuar për Moskën.
Lavrov tha se kjo ishte një çështje e dëbimit të ushtrisë dhe batalioneve ukrainase nga Donetsku dhe Luhansku, të cilat Moska i njeh si rajone të pavarura.
Lavrov iu referua edhe një “çlirimi” të Donbasit nga “regjimi i Kievit”.
Ministria e Jashtme ruse publikoi një transkript të komenteve të Lavrovit nga një intervistë me transmetuesin francez TF1.
”Në pjesët e mbetura të Ukrainës, ku Rusia po kryen atë që ajo e quan një operacion ushtarak, vetë banorët duhet të vendosin të ardhmen e tyre”, theksoi Lavrov.
Një gjuhë e tillë mund t’i referohet mbajtjes së referendumeve të kontrolluara për shpalljen e zonave të Ukrainës si republika të pavarura si Donetsku dhe Luhansku.
