Këngëtarja e njohur, Rina Balaj kohëve të fundit ka qenë mjaft aktive sa i përket projekteve muzikore të cilat u pritën mirë dhe u pëlqyen nga fansat e saj.
Rina tashmë është drejt finalizimit edhe të një albumi të ri që pritet të publikohet nesër (9 nëntor).
Ndërsa, së fundmi këngëtarja ka paralajmëruar këngën e radhës e cila titullohet “Mia” nga albumi “Balerina”, duke sjellë një pjesë të shkurtër nga videoklipi.
Rina në këtë videoklip shfaqet provokuese dhe tejet tërheqëse me një ndryshim në pamje, ajo shihet me flokë të bardha dhe balluke, ndërsa ka të veshur një trupore me ngjyrë të zezë, teksa në një skenë tjetër në fustan të tejdukshëm blu që thekson këmbët dhe gjoksin e saj.
View this post on Instagram
