Të fundit

Paris Hilton vesh fustanin e nusërisë pak ditë para dasmës

Paris Hilton u shfaq nuse më parë nga ç’prisnim ne. Trashëgimtarja e famshme veshi një fustan të bardhë mahnitës në Los Angeles të shtunën, duke na lënë të kuptojmë të gjithëve rreth shijes së saj për fustanin e bardhë.

Hilton dhe partneri i saj Carter Reum dukeshin shumë të dashuruar, teksa kaluan së bashku në tapetin e kuq për LACMA Art + Film Gala 2021, të prezantuar nga Gucci.

Hilton veshi një fustan të bardhë prej tyli të personalizuar nga Pamela Rolland dhe taka të larta, ndërsa Reum dukej elegant me një kostum blu dhe papion të zi.

Zgjedhja e Hilton për mbrëmjen ishte interesante, duke pasur parasysh se ajo ende nuk ka vendosur përfundimisht se çfarë do të veshë për dasmën e saj dhe Reum.

Një burim tha se Hilton nuk e ka vendosur nëse do të veshë një fustan Oscar de La Renta apo Valentino. Dasma pritet të mbahet më 11 nëntor në pronën e gjyshit të saj, Barron Hilton, në Bel-Air.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci