Të fundit

Ish-ministri Haraqija deklarohet pas lirimit të Bashkim Osmanit, mikut të tij në Spanjë

Ish-ministri i Kulturës dhe Sportit, Astrit Haraqija ka thënë se “Zoti di të bëjë mrekulli”, në një reagim publik pas lirimit nga paraburgimi të Bashkim Osmanit, mikut të tij të akuzuar për pastrim të parave.

Haraqija komentoi lirimin nga paraburgimi të shqiptarit nga Gjakova, të akuzuar për pastrim të parave nga tregtia me drogë, me një fotografi të tij, Bashkim Osmanit dhe ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Koha është ari, durim të mirat vijnë pastaj. Zoti ka plane të çuditshme, Zoti di me bo mrekulli”, shkroi Haraqija.

Astrit Haraqija ishte shprehur i bindur në pafajësinë e Osmanit, mikut dhe ish-këshilltarit të tij në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit.

Siç vlerësoi ai në deklarim për Paparacin në shkurt të këtij viti, Bashkim Osmani “s’ka shanse me u marrë me ato punë” me të cilat ngarkohej nga Prokuroria Spanjolle.

Ndërkohë që arrestimin e Osmanit dhe transferimin e tij nga një burg në Kroaci në një tjetër në Spanjë, ish-ministri e kishte konsideruar “një film”.

“Dhe siç kam thanë që s’ka shanse me u marrë me ato punë. Tash gjithë ato filma që u bënë asnjë nuk qëndron. Presim ditë të mira. Unë jam optimist gjithmonë. Koha është ari, Zoti ka plane çuditshme”, kishte deklaruar Haraqija për Paparacin.

Gjykata në Palma të Majorkës e ka lirar nga paraburgimi Bashkim Osmanin. Ai është liruar pasditen e së martës, raporton mediumi gjerman Bild.de.

Siç raporton mediumi gjerman, mbrojtja e Osmanit, e udhëhequr nga avokati Jamie Campaner ka luftuar për javë të tëra në gjyq që të arrijë lirimin e shqiptarit nga Gjakova.

Gjykata në Palma në Majorka lëshoi një urdhër të ri duke e zëvendësuar paraburgimin me liri të kushtëzuar. Osmani nuk lejohet të largohet nga Majorka, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta.

Ai duhet të paraqitet në gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci