Gjatë puntatës të së shtunës në emisionin “Për’puthen Prime” kanë ndodhur shumë të papritura që në qendër të vëmendjes ishin Hyseni dhe Alvisa.
Gjatë një lidhje live me emisionin, Hyseni tregoi se ai dhe Alvisa janë rilidhur gjatë programit, por ajo e tradhtoi me Bashkimin. Prova për këtë ishin disa video të Bashkimit dhe Alvisës që i kishin ardhur Hysenit në rrjete sociale.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha se kërkoi të përballet me Bashkimin thjesht për ta sqaruar se është viktimë, ndërsa nga Alvisa ndihet i tradhtuar dhe shumë i prekur, sepse sipas tij e ka dashur shumë.
Nga ana tjetër, Alvisa mohoi gjithë akuzat e tij, duke thënë se i ka dhënë ‘shpresa’ Hysenit pasi është ndjerë e kërcënuar dhe e përndjekur. Hyseni gjithashtu tregoi regjistrime, foto e video ku Alvisa i thoshte se po bën lojë me djemtë aty dhe se do rikthehet me të.
Pas të gjitha gjërave që ndodhën, Alvisa i ka kërkuar publikisht Bashkimit ta falë, teksa shprehet se e kupton situatën e vështirë në të cilën ndodhet ai.
Ajo ka treguar se Bashkimi është arsyeja e vetme pse ajo është rikthyer në emision, pasi kishte një pëlqim shumë të madh për të.
Nga ana tjetër, Alvisa shprehet se gjërat për publikun do të sqarohen me kalimin e kohës dhe e vërteta e kësaj historie do të mësohet.
