Të fundit

Igli Zarka largohet nga shtëpia e Big Brother për shkak të problemeve shëndetësore

Banori më i ri në Big Brother Vip, Igli Zharka, është larguar papritmas nga shtëpia e famshme.

Largimi i tij u bë përmes një zarfi të zi që arriti nga “Vëllai i madh”, në të cilin shpjegoheshin arsyet që Igli ka lënë shtëpinë.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimin nevojshëm jashtë shtëpisë”, u tha në letrën të cilën e lexoi Semi.

Banorët kanë mbetur të habitur nga ky vendim i menjëhershëm, të cilët edhe thanë se aktori kishte probleme me apandesitin (zorrën qorrë).

Igli hyri në shtëpi të martën e kaluar (2 nëntor), ndërsa pas tij në shtëpinë e Big Brother VIP kanë hyrë edhe dy banorë tjerë, DJ Dagz dhe DJ PM.

Ndërkohë, të martën e ardhshme (9 nëntor) pritet largimi nga vota e publikut i një prej banorëve të nominuar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci