Të fundit

Zyrtari rus kërcënon Ballkanin me sulm bërthamor

Anulimi i vizitës dy ditore të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov në Serbi pasi shtetet Ballkanike nuk lejuan avionin e tij mbi hapësirën ajrore e ka acaruar mjaft Rusinë.

Ndërkohë që Lavrov e cilëson këtë një situatë të paprecedentë, nuk kanë munguar edhe kërcënimet për sulme ndaj këtyre shteteve.

Shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë Dimitri Rogozin tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë.

Më tej ai flet edhe për ndëshkimin e këtyre shteteve: “Sarmat (raketa ruse) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”.

Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit pasi ndaluan shkuarjen e Lavrovit te vëllezërit serb dy ditë më parë.

Raketa “Sarmat” është ndër më të fundit të testuara nga Rusia dhe tashmë është bërë e modës që ushtarakë dhe politikanë rusë të kërcënojnë me sulm shtete të ndryshme.

Në fillim ishin Anglia, Franca dhe Gjermania që u kërcënuan me një sulm me “Sarmat”, dhe tashmë është “radha” e Ballkanit.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci