Të fundit

“Situata po ndryshon çdo orë”, zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë

Trupat ruse kanë rifilluar një ofensivë në veri të qytetit kyç të Slovianskut mes luftimeve të ashpra në rajonin Donbas. Ndërkohë, zyrtarët ukrainas thonë se situata po ndryshon “çdo orë” në betejën për qytetin e afërt Severodonetsk, shkruan CNN.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mund të ketë më shumë se 2,500 të burgosur nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Zelensky tha se planet e Rusisë në lidhje me trajtimin e këtyre të burgosurve po ndryshonin vazhdimisht.

Ndërsa marina e Ukrainës tha se anijet e flotës ruse të Detit të Zi janë tërhequr në më shumë se 100 kilometra (rreth 65 milje) nga brigjet e Ukrainës si rezultat i sulmeve të saj me raketa dhe dron.

Gjithashtu shtoi se në përpjekje për të rimarrë kontrollin e pjesëve veriperëndimore të Detit të Zi, rusët kishin vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat ruse lëshuan raketa dhe sulme ajrore kundër një numri objektivash në të gjithë Ukrainën, ndërsa përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës dhe të godasin infrastrukturën kryesore. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Rusia po kryente “operacione intensive zjarri dhe sulmi përgjatë gjithë linjës së konfrontimit luftarak në rajonet Donetsk dhe Luhansk”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci