Të fundit

Udhëheqësi serb i Bosnjës thotë se plani i shkëputjes është shtyrë nga lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë i ka detyruar nacionalistët serbë të Bosnjës të shtyjnë planet për të tërhequr rajonin e tyre nga institucionet kombëtare të Bosnje e Hercegovinës, deklaroi udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik.

Dodik foli më 6 qershor gjatë një sesioni parlamentar të Republika Srpska ku ai bëri thirrje për të siguruar mbështetje kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Në sesion u diskutua për “informacionet mbi situatën ndërkombëtare politike dhe të sigurisë, dhe rolin e Republikës Srpska.”

Dodik shkaktoi krizën më të keqe politike të Bosnje e Hercegovinë që nga fundi i luftës të viteve 1990, pasi deklaroi në fund të vitit të kaluar se Republika Srpska, entiteti etnik-serb, do të tërhiqej nga ushtria e përbashkët e vendit të Ballkanit Perëndimor, nga organi më i lartë gjyqësor dhe nga administrata tatimor

Parlamenti i Republika Srpska në dhjetor votoi për të filluar punën për një mocion jodetyrues që synon të hapë rrugën për shkëputje nga institucionet kombëtare boshnjake.

Por ‘kushtet e ndryshuara politike’ të shkaktuara nga lufta në Ukrainë kishin shkaktuar një vonesë, tha Dodik, plani i të cilit mbështetet nga Moska.

Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka bërë vazhdimisht thirrje për shkëputjen e entitetit serb nga pjesa tjetër e Bosnjës, të cilën ai e quajti një “eksperiment nga komuniteti ndërkombëtar” dhe një “shtet i pamundur dhe i imponuar”.

Komuniteti ndërkombëtar ka thënë se ndarja e administratës ushtarake, policore dhe tatimore të njësisë serbe nga qeveria qendrore e Bosnje e Hercegovinës do të binte ndesh me marrëveshjet e Dejtonit të vitit 1995 që i dhanë fund luftërave në Bosnje. /REL

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci