Të fundit

Scholz: Rusia s’do të jetë në gjendje të ruajë forcën për shkak të sanksioneve

Rusia nuk do të jetë në gjendje të mbajë aftësitë e saj ushtarake për shkak të sanksioneve të ashpra perëndimore, tha të martën kancelari gjerman Olaf Scholz.

Vendet perëndimore e kanë goditur Rusinë me një sërë sanksionesh që nga pushtimi i saj në Ukrainë, me Scholzin që pohoi se urdhrat “shumë efektivë, shumë të gjerë” do ta kthenin ekonominë ruse “prapa me dekada”.

“Rusia nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në përparimin e botës, në progresin ekonomik dhe teknik. Kjo po bëhet më e qartë çdo ditë e më shumë dhe është një dëm i madh”, tha kancelari në një konferencë për shtyp, shkruan BBC-ja të martën.

Scholz shtoi se edhe nëse Rusa abuzon me importet e mallrave civile për qëllime ushtarake, Moska gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të ruajë aftësitë e saj ushtarake në të njëjtën mënyrë për shkak të sanksioneve.

Në vizitën e tij të parë në një vend të NATO-s që kufizohet me Rusinë, kancelari u bashkua gjithashtu me liderët nga Estonia dhe Letonia në premtimin për të forcuar krahun lindor të NATO-s duke u zotuar për të forcuar mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Lituaninë.

“Si aleatë në NATO, ne jemi të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s në rast të një sulmi”, shtoi Scholz, duke folur së bashku me presidentin Lituanez Gitanas Nauseda, kryeministrin e Estonisë Kaja Kallas dhe kryeministrin Letonez Arturs Krisjanis Karins.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci