Të fundit

SHBA ndalon shtetasit amerikanë të blejnë aksione dhe obligacione ruse

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka lëshuar kufizime të reja investimesh, duke ndaluar amerikanët të blejnë aksione dhe obligacione ruse. Ky është hapi i fundit i zyrtarëve amerikanë për të rritur presionin financiar ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, shkruan CNN.

Sipas udhëzimeve të reja të lëshuara të hënën nga Departamenti i Thesarit, investitorëve amerikanë u ndalohet të blejnë aksione dhe obligacione nga njësitë ekonomike në Federatën Ruse.

Por amerikanëve nuk do t’u “kërkohet” të heqin dorë nga letrat me vlerë ruse dhe mund të vazhdojnë t’i mbajnë ato, sipas udhëzimit. Dhe investitorët amerikanë gjithashtu mund të investojnë ende në fondet amerikane që zotërojnë letra me vlerë ruse, për sa kohë që ato prona ruse nuk janë pjesa më e madhe e aseteve të fondit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci