Të fundit

Reagon sërish zyrtari i LDK-së, i implikuar në montimin e dyshuar të rastit ndaj Bislimajt

Jakup Haxhiu, shef i kabinetit të kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, është akuzuar nga zyrtari i Vetëvendosjes në këtë komunë, Bislim Bislimaj se i ka montuar rastin e ngacmimit seksual të një të miture.

Për këtë, në rrjetin social Facebook kanë qarkulluar edhe disa foto të një bisede në Viber që është pretenduar se është realizuar mes Haxhiut e Arben Jakupit, transmeton Paparaci.

Për këto foto, në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin është deklaruar Jakup Haxhiu.

Ai ka thënë se biseda e publikuar është montazh e realizuar nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, një njeri normal nuk i dërgon askujt fotografi të tija personale.

“Kanë fyer shumë integritetin tim moral, personal. Janë skandale të shpikura nga Vetëvendosje sepse shihet qartë se janë montazha. Një njeri normal nuk mund t’i dërgoj dikujt 16 fotografi të veta personale. Ajo shihet qartë montazh që është bë që është nga viberi im, jo nga personi tjetër kontaktues dhe bashkëkontaktues në këtë rast, shoki im Arben Jakupi i paraqitur në viber si Arbeni Kabash, d.m.th që nuk përputhet fare me emrin që e kam të shënuar në viber, Arben Jakupi“, ka deklaruar ai.

Haxhiu ka thënë se as foto e profilit të Arben Jakupit në bisedat e publikuara nuk përputhet me atë që ky i fundit ka aktualisht.

“Edhe foto e profilit të tij nuk përputhet fare me foton që e ka aktualisht ai. Mund ta telefononi atë dhe ta pyesni, ai e ka foto fotografinë e vajzës së tij të vogël. Nuk ka mujt me ndryshu këtë foto, mund të kontaktoni edhe qytetarët tjerë, kush ka kontaktu me Arben Jakupin, a është qajo foto e viberit. D.m.th është e inskenume aq mjeshtërisht nga Lëvizja Vetëvendosje në Viti. Nuk është normale se ata kanë tentuar t’i prekin pikat kryesore, me i irritu njerëzit, bashkëfshatarët e mi, pjesën katolike, komunitetin katolik që ne jemi rritur me ta dhe jetojmë me ta”, ka thënë ai, transmeton tutje Paparaci

Tutje ai ka thënë se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë çështje kanë involvuar edhe anëtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë që zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Bislim Bislimaj ka drejtuar gishtin ndaj kryetarit të Vitisë, Sokol Halitit e Jakup Haxhiut për akuzat e bëra ndaj tij për dhunimin e një të miture.

Bislimaj kishte thënë se akuza ndaj tij është politike dhe e padinjitetshme.

Ndërsa, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka thënë dje se zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Bislim Bislimaj i është ndërprerë ndalimi 48 orësh.

Sipas Prokurorisë, ekzaminimi gjinekologjik i të miturës ka konstatuar se ajo s’ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga Bislimaj. Rrjedhimisht, Prokuroria thotë se nuk ka pasur më dyshim të arsyeshëm se zyrtari i LVV-së e ka kryer këtë vepër penale.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci