Të fundit

Zelensky: Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare

Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022, udhëheqësi ukrainas tha: “Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe dua t’ju kujtoj se ajo filloi në 2014, jo më 24 shkurt 2022, Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat vendet tona janë palë”.

Presidenti dha shembuj të shumtë të traktateve që ai pretendonte se Rusia kishte shkelur, duke përfshirë Kartën e OKB-së.

Ai theksoi se njerëzit duhet të kujtojnë memorandumin e Budapestit, duke pretenduar se Rusia me cinizëm e ka shkelur. “Me këtë shkelje, Rusia i ka dhënë fund të gjithë luftës për çarmatimin bërthamor në botë”, tha ai.

Memorandumi i Budapestit ishte një marrëveshje në vitin 1994 në të cilën Ukraina do të hiqte dorë nga armët bërthamore që kishte trashëguar nga epoka sovjetike, në këmbim të garancive për sigurinë e saj në të ardhmen, të rënë dakord nga Rusia, SHBA dhe Britania.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci