Të fundit

Kurz nën hetim për ryshfet, prokurorët ia bastisin zyrën

Prokurorët në Austri thonë se kancelari Sebastian Kurz, tashmë nën hetim për ryshfet, dyshohet se ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar mbulim të favorshëm nga mediet.

“Sebastian Kurz dhe nëntë të dyshuar të tjerë, si dhe tre organizata, janë subjekt i një hetimi për vepra të ndryshme korrupsioni në lidhje me këtë çështje”, tha prokuroria në një deklaratë.

Mediet austriake raportuan më herët të mërkurën se hetuesit kishin kontrolluar zyrat e Partisë Popullore qeverisëse të vendit në lidhje me një hetim ryshfeti.

Prokurorët thanë se në mesin e të tjerëve po hetonin edhe kancelarin austriak.

Agjencia Austriake e Shtypit raportoi se godina e kancelarisë u kontrollua gjithashtu, megjithëse nuk u bë menjëherë e qartë nëse kontrolla përfshinte zyrat e Kurz.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci