Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është shfaqur në një video duke pritur që t’i hapet dera e veturës zyrtare derisa ndodhej në një aktivitet zyrtar të Presidencës.
Pamjet, të cilat shfaqin Velën që refuzon ta hapë vet derën e veturës, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Këshilltari i presidentes Osmani është kritikuar për sjelljen, raporton Paparaci.
Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Hanit të Elezit, gjatë një aktiviteti presidencial.
Në të kaluarën, para se të vinin në pushtet – njerëzit për rreth Kurtit dhe Osmanit kishin premtuar se do të kursenin maksimalisht paranë e shtetit.
