Të fundit

Gavi thyen rekordin e vendosur para 85 vitesh

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, është bërë lojtari më i ri që është shfaqur ndonjëherë në kombëtaren spanjolle, pasi u zgjodh si titullar për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kombeve ndaj Italisë.

17-vjeçari ka qenë një nga pikat e pakta të ndritshme në një sezon të përzier dhe zhgënjyes deri më tani për Barcelonën.

Ai lulëzoi me klubin Blaugrana, teksa fitoi shansin e tij me ekipin kombëtar pasi u thirr nga trajneri i Spanjës, Luis Enrique, për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Italisë në Ligën e Kombeve, e cila u fitua 2-1 nga ekipi i tij.

Gavi u zgjodh titullar për takimin ndaj Italisë, së bashku me bashkëlojtarin e Barcelonës, Sergio Busquets dhe Koken e Atletico Madridit në një mesfushë me tre lojtarë kundër kampionëve në fuqi të Evropës.

Dhe, sapo loja nisi në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Gavi bëri histori.

Në moshën 17 vjeç e 62 ditë ai është lojtari më i ri që ka veshur fanellën e Spanjës, duke thyer një rekord të vendosur më parë nga Angel Zubieta në vitin e largët 1936.

Bashkëlojtari i tij te Blaugranat, Ansu Fati, ishte pranë thyerjes së rekordit vitin e kaluar, duke debutuar me Spanjën me 17 vjet e 308 ditë për t’u bërë debutuesi i dytë më i ri pas Zubieta.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci