Të fundit

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore, kjo është arsyeja

Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas një defekti kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror që solli dhe ndalimin e fluturimeve. Lajmi u dha nga zyrtarët e autoritetit civil të aviacionit zviceran ku thuhej se: “Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun ajror për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”.

Në deklaratë nuk u dha asnjë detaj në lidhje me keq-funksionimin e sistemit kompjuterik, por thuhej se “kërkohet ndjesë për këtë incident dhe pasojat e tij për klientët, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Zyrihut dhe se po punohet për të gjetur një zgjidhje”.

Më herët, aeroporti i Gjenevës tha në një postim në Twitter se po ndalonte të gjitha fluturimet e tij deri në orën 11 të mëngjesit (0900 GMT) për shkak të dështimit të sistemit kompjuterik.

Agjencia zvicerane e lajmeve “ATS-Keystone” tha se fluturimet ndërkombëtare për në Zvicër po ridrejtoheshin drejt Milanos./rel

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci