Të fundit

Medvedev: Dyshoj se Ukraina do të ekzistojë pas disa vitesh

Dmitry Medvedev vijon të jetë një ndër zyrtarët më të lartë rusë që ka përdorur retorikën më të ashpër ndaj Perëndimit dhe Ukrainës që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt.

Pasi kërcënoi Evropën me apokalips bërthamor, për shkak të mbështetjes me armë për Kievin, ish-presidenti lëshoi një tjetër deklaratë të fortë kësaj here ndaj Ukrainës.

Zëvendësdrejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u shpreh se ka dyshime se Ukraina do të ekzistojë pas disa vitesh, duke shpallur në një farë mënyrë ambiciet e vërteta të Rusisë ndaj vendit fqinj.

Në një deklaratë të mëparshme, Medvedev tha se furnizimi i Ukrainës me armë nga vendet e NATO-s, trajnimi i trupave të saj në përdorimin e pajisjeve perëndimore, vendosja e mercenarëve dhe mbajtja e stërvitjeve kufitare rrit mundësinë e një konflikti të hapur dhe të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci