Të fundit

Në Korenë e Veriut shpërthen një sëmundje e re infektuese

Koreja e Veriut ka raportuar të enjten për shpërthimin e një epidemie të paidentifikuar të zorrëve në një rajon bujqësor.

Ky lajm rëndon edhe më shumë këtë shtet të izoluar, teksa përballet me mungesa kronike të ushqimit dhe me një valë të infektimeve me koronavirus.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka dërguar ilaçe në qytetin perëndimor Haeju të mërkurën, për t’iu ndihmuar pacientëve që po përballen me “epidemi akute enterike”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë detaje për numrin e të prekurve, dhe pa identifikuar sëmundjen.

Termi enterik i referohet traktit gastrointestinal.

“Kim ka theksuar nevojën e ndaljes së epidemisë sa më shpejt që është e mundur, duke marrë masa të karantinës për rastet e dyshuara”, ka thënë KCNA.

Një zyrtar i Ministrisë për Bashkim në Korenë e Jugut, i cili merret me çështjet mes dy Koreve, ka thënë se Qeveria është duke vëzhguar shpërthimin, që dyshohet se është kolerë apo tifo, sëmundje që shkaktohen si pasojë e ujit apo ushqimit të kontaminuar, apo kontaktit me feces të personit të infektuar.

Raportimi për këtë shpërthim vjen teksa verikoreanët po përballen me shpërthimin e parë të infektimeve me koronavirus.

Koreja e Veriut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, teksa autoritetet përballen me mungesë të vaksinave dhe ilaçeve tjera.

Agjencia për spiunim e Koresë së Jugut, u ka thënë ligjvënësve se sëmundjet që barten përmes ujit, siç është tifoja, janë përhapur në Korenë e Veriut edhe para se të shpërthente koronavirusi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci