Të fundit

OBSH mbështet vaksinën e parë kundër malaries për fëmijët afrikanë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të mërkurën se vetëm vaksina e miratuar kundër malaries duhet të shpërndahet te fëmijët afrikanë, gjë që mund të shënojë avancim të madh kundër sëmundjes, e cila vret qindra mijëra persona brenda vitit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar vaksinën Mosquirix – e cila është krijuar nga kompania britanike e ilaçeve, GlaxoSmithKline.

Prej vitit 2019, 2.3 milionë doza të kësaj vaksine u janë dhënë foshnjave në Gana, Keni dhe Malavi, përmes një programi të zgjeruar, i cili është koordinuar nga OBSH-ja.

Shumica e personave që vret malaria janë nën moshën pesëvjeçare.

Ky program është rezultat i një dekade të testimeve klinike në shtatë shtete afrikane.

“Kjo është vaksinë e krijuar në Afrikë nga shkencëtarët afrikanë dhe ne jemi shumë krenarë”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Përdorimi i kësaj vaksine si shtesë ndaj mjeteve tjera ekzistuese për të parandaluar malarien, mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish çdo vit”, ka thënë ai, duke iu referuar masave kundër-malaries sikurse rrjetat e shtretërve dhe substancat që vrasin mushkonjat, të cilat e transmetojnë sëmundjen.

Vaksina Mosquirix ka përbërës një dru të quajtur Quillay, i cili rritet në Kili.

Malaria është shumë më vdekjeprurëse sesa COVID-19 – sëmundja që përhapet nga koronavirusi – në Afrikë.

Më 2019, ajo ka lënë të vdekur mbi 386,000 afrikanë, sipas OBSH-së, në krahasim me 212,000 vdekje të konfirmuara me COVID-19 në 18 muajt e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se 94 për qind e rasteve të malaries dhe vdekjeve raportohen në Afrikë, kontinent me 1.3 miliard banorë.

Sëmundja shkaktohet nga parazitët që transmetohen te njerëzit nga pickimi i mushkonjave të infektuara.

Simptomat përfshijnë temperaturë, të vjella dhe mundim.

Efekti i vaksinës për parandalim të sëmurjes së rëndë nga malaria te fëmijët është vetëm rreth 30 për qind, mirëpo është vaksina e vetme e miratuar.

Agjencia e Bashkimit Evropian për ilaçe e ka miratuar atë më 2015, duke thënë se përfitimet tejkalojnë rreziqet.

“Kështu e luftojmë malarien, duke shtresuar mjetet që kemi njërën mbi tjetrën”, ka thënë Ashley Birkett, i cili udhëheq punën për vaksinë të malaries në organizatën joqeveritare Path, e cila ka financuar punën për krijim të vaksinës me kompaninë GlaxoSmithKline.

Një tjetër vaksinë kundër malaries e quajtur R21/Matrix-M, e cila është zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në Britani, ka shfaqur 77 për qind efekt në një studim të kryer për një vit me 450 fëmijë në Burkina Faso, kanë thënë studiuesit në muajin prill.

Kjo vaksinë është duke u studiuar ende.

Kompania GlaxoSmithKline (GSK) e ka mirëpritur rekomandimin e OBSH-së.

“Ky është vendim i shumëpritur, për të ringjallur luftën kundër malaries në këtë rajon, në kohën kur përparimi për ta kontrolluar sëmundjen ka ngecur”, ka thënë Thomas Breuer, zyrtar i lartë shëndetësor në GSK.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci