Të fundit

Telefonata 40 sekondëshe e gjatë mes Suarez dhe Koeman

Luis Suarez ka zbuluar se biseda e tij telefonike me Ronald Koemanin për të ardhmen e tij në Barcelonë kishte zgjatur vetëm 40 sekonda.

Sulmuesi i Atletico Madridit Suarez ka treguar se kur trajneri i Barelonës Ronaldo Koeman i kishte thënë se ai nuk ishte në planet e tij në verën e vitit 2020, biseda telefonike kishte mbaruar pas vetëm 40 sekondave.

34-vjeçari iu hakmor Koemanit fundjavën e kaluar, duke shënuar gol në fitoren e Atleticos 2:0 kundër Barcelonës në La Liga.

“Telefonata e Koemanit për të më treguar mua (se nuk isha në planet e tij) zgjati vetëm 40 sekonda. Nuk është ajo mënyra se si duhet t’i thuash lamtumirë një legjende”, the Suarez.

“Së pari ai më tregoi se nuk isha në planet e tij dhe pastaj më tha se, nëse nuk do ta zgjidhja çështjen e kontratës, do të luaja kundër Villarrealit”, tregoi ai.

“Atij i mungoi personaliteti për të më treguar qartazi se nuk më donte në ekip apo se ishte në fakt klubi që nuk më donte më”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci