Të fundit

Marrëveshja e plotë që u miratua sot nga Bislimi dhe Petkoviqi në Bruksel

Kosova dhe Serbia kanë miratuar sot në Bruksel një marrëveshje për zbatimin e një ujdie ekzistuese për energjinë mes dy vendeve.

Marrëveshja për të cilën hodhën firmat e tyre kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq është një konfirmim për zbatimin e marrëveshjes që ishte lidhur më 2013 ndërmjet ish-kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq më 2013.

Kjo marrëveshje, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parasheh që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.

Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar sot emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka njoftuar Lajcak përmes rrjetit social Twitter.

Paparaci posedon marrëveshjen e plotë të vitit 2013 me të gjitha pikat e saj.

“Të dyja palët po ashtu pajtohen që një kompani e tillë do të themelohet sipas kornizës ligjore dhe rregullatorë të Kosovës”, thuhet në pikën 4 të marrëveshjes ekzistuese. “Kjo kompani e re do të furnizojë me energji dhe mund të ofroj shërbime të distribuimit për konsumatorët në katër komunat me shumë serbe të pjesës veriore dhe mund ta ketë mundësinë që të blejë dhe shes energji në tregun e hapur”.

Sipas marrëveshjes së 2013-s, e cila është miratuar sot nga Bislimi dhe Petkoviqi, emri i kompanisë së re të licencuar është “Drushtvo Elektrosever D.O.O.”.

Pronare e kësaj të fundit është Serbia, apo kompania publike serbe për prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike – Elektroprivreda Srbije.

Marrëveshja, po ashtu ishte konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por nuk ishte zbatuar asnjëherë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci