Të fundit

Futbollistët fillojnë pushimet e tyre luksoze në bregdetin spanjoll

Pas përfundimit të ndeshjeve me kombëtaret e tyre yjet e futbollit botëror kanë filluar pushimet e tyre para edicionit të ri.

Shumica e futbollistëve kanë vendosur që pushimet e tyre ti kalojnë me familje në bregdet, teksa nuk kanë munguar as fotot nga pushimet e tyre luksoze.

Lionel Messi shfaqet me ngjyra të ndezura me bashkëshorten Antonella në ishujt e Ibizas në jaht së bashku me mikun e tij, Fabregas.

Cristiano Ronaldo po pushon me familje në Mallorca, por lajmi i ditës ishte përplasja e makinës së tij Bugati, por që nuk po i jepte sulmuesi portugez. Vetëm dëme materiale, në një makine që kushton 1.7 milionë euro.

Ndërkohë, minuta ankthi për miqtë dhe familjarët e Neymar. Avioni privat i yllit të PSG ka bërë ulje të detyruar pas largimit nga Barbados. Nuk dihet nëse Neymar ishte në bord.

Shumica e futbollistëve shfaqen pranë detit ose në pishina. Mbappe, Sergio Ramos, Salah, Benzema e shumë yje të botës po karikojnë bateritë e tyre para fazave përgatitore që nisin në korrik. Qershori është muaji i tyre ndaj po e shfrytëzojnë në maksimum.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci