Të fundit

Statistikat që po e mbysin të ardhmen e vendit

Shkruan: Selim Marevci

Kurrë nuk e kam menduar se mund të ekzistonin politikanë të cilët duke u kujdesur për statistikat rrënojnë çdo gjë të gjallë në ekonominë reale të vendit tonë! Asnjëherë të vetme në imagjinatën time nuk ka ekzistuar mendimi se, dëshira e ndezur për t’u dukur do të është më e fuqishme sesa dëshira për kujdesin apo mirëqenien e qytetarëve! Idetë, vendimet dhe veprimet e Kryeministrit, z. Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, z. Hekuran Murati lënë përshtypjen se mirëqenia e qytetarëve është më e pavlerë sesa numrat e mirë në tabelat e tyre, statistikat.

Në kuadër të kujdesit të tyre për statistikat e jo për mirëqenien qytetare, të lartcekurit, duke vakërruar aktivizimin e OSHP-së (Organin Shqyrtues të Prokurimit) diku rreth mbi 500 milion euro i kanë ndalë nga qarkullimi, e si rrjedhojë disa kompani janë pranë falimentimit. Akoma më keq, nga zvarritja e përzgjedhjes së anëtarëve të OSHP-së dhe ndalimi i qarkullimit të shumë miliona eurove, të rinjtë po i humbin vendet e tyre të punës dhe me çdo kusht duan që të largohen nga vendi.

Sikur këto veprime shkatërruese për vendin nuk iu mjaftuan, të lartcekurit, duke u kujdesur që statistikat t’u dalin siç duhet, filluan me vendime e masa tejet populiste dhe pa asnjë vlerë për qytetarët e vendit. Pra, në mungesë të profesionalizmit, tendencës për kujdes për statistikat e tyre të famshme, morën vendim që disa kategorive t’u shpërndajnë lëmoshë me nga 100 euro.

Gjithashtu, qeveria aktuale, duke mos iu besuar njerëzve të tyre, të cilët i ka ngarkuar me detyra, ka marrë vendime për ndalimin e shumë projekteve, duke tentuar të parandaloj korrupsionin pikërisht nga të ngarkuarit e tyre. Pezullimet e kontratave të nënshkruara nga operatorët ekonomik dhe institucionet e shtetit do të kenë implikime të thella buxhetore, ngase operatorët do ta padisin shtetin së paku për dy arsye: për planin dinamik të kryerjeve të punës, si dhe për imazhin e rrënuar të kompanive të tyre.

Kryeministër, nëse nuk punohet fare, natyrisht që nuk ka mundësi dhe të korruptohet. Por, po të ishit qeveri e aftë dhe e ndërgjegjshme do të duhej që punët të mos ndalen, por dhe të parandalohet keqpërdorimi e korrupsioni. Mirëpo, tashmë e kemi kuptuar hilen tënde, ti, Kryeministër, edhe korrupsionin dëshiron ta luftosh vetëm në statistika manipuluese e jo në të vërtetë dhe për këtë gjë dëshmojnë përgjimet e dala për njerëzit më të afërt të tu dhe keqpërdorimi me konkurset për vende të punës, e sidomos ai në korporatën energjetike.

Kryeministër e Ministër i Financave, aman, lërini statistikat e numrat e mirë në tabelat e juaja dhe kthehuni seriozisht nga luftimi e parandalimi i korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e mirëqenia sociale, ngase po vazhduat kësisoj, do të na merr malli që të shohim të rinj rrugëve të Kosovës.

Idetë, vendimet dhe veprimet e deritanishme të kësaj qeveri kanë dëshmuar se, qëllimi i kësaj qeverie është zbrazja apo largimi i të rinjve nga vendi. Kjo jo për tjetër, vetëm se nga dëshirat për t’u dukur mirë në tabelat e numrave të juaj.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci