Të fundit

Vajza i vodhi 20 mijë euro për t’i blerë makinë të dashurit, reagon këngëtari i njohur

Një ditë më parë, mediat serbe raportuan se vajza e Zdravko Çoliç, Una i kishte vjedhur një shumë prej 20 mijë eurosh për t’i blerë makinë të dashurit.

Kur këngëtari kishte vënë re mungesën e parave në kasafortë kishte njoftuar policinë por vajza nga frika ka pranuar se i ka marrë ajo.

Una e ka mohuar këtë vetë nga Instagrami i saj por tani ka reaguar dhe i ati. “Familja ime ka pësuar dëme të pamatshme.

Ne kërkojmë që të ndaloni përhapjen e lajmeve të rreme dhe apelojmë të gjitha mediat që të mos marrin pjesë në krijimin e informacioneve të pasakta.

Theksojmë se lajmi për gjoja zhdukjen e parave në shtëpinë e Zdravko Çoliqit është gënjeshtër absolute”, thuhet në deklaratën e dërguar nga ekipi i Zdravko Çoliqit në redaksinë e Blic.

U tha se e bija pasi ka marrë paratë ka shkruar me të dashurin për të blerë makinën por shitësit nuk i kanë lejuar.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci