Të fundit

​“Zoti ju vraftë”, Lekaj sqaron deklaratën: Ishte me shaka

Refuzimi i kërkesës së LDK-së, i mbështetur edhe nga PDK e AAK, nga ana e mazhorancës për shkarkimin e bordit të ZRRE-së, pati edhe një moment ku deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, mallkoi deputetët që e kundërshtuan.

Në momentin që kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, konstatoi votimin, Lekaj iu drejtua deputetëve “Zoti ju vraftë”.

Mirëpo, në një prononcim për KosovaPress, pas mbledhjes, Lekaj tha se deklarata e tij ishte në formë shakaje.

“Sa i përket asaj që e thash ka qenë më tepër shaka, dhe sepse unë kam menduar që këta kanë shkarkuar mjaftë borde por nuk kish ndodhur asgjë që të ishte shkaktuar edhe ZRRE-ja për shkak të konfuzionit që e ka shkaktuar tek qytetarët dhe hutinë, prandaj unë e thash me shaka”, deklaroi Lekaj.

Në anën tjetër, me gjashtë vota kundër dhe tri pro, nuk ka kaluar mocioni për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci