Të fundit

Kurti më 2018: Ana fort e keqe e marrëveshjes ishte zyrtarizimi i kompanisë EMS për veriun

Marrëveshja për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, që më 2018 kritikohej ashpër nga kryeministri Albin Kurti, u arrit prapë në Bruksel nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe kryegociatori serb, Petar Petkoviq.

Pikërisht një marrëveshje të tillë, deputeti i atëhershëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thoshte se ana fort e keqe e marrëveshjes që ishte firmosur nga ish-kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq, ka qenë zyrtarizimi i kompanisë EMS për veriun e Kosovës.

Ai atëkohë deklaronte se Qeveria e Kosovës nuk është angazhuar për implementimin e kësaj marrëveshje.

“Dhe, kemi problem të rëndë si pasojë e shantazhit të Serbisë me marrëveshjen e Brukselit. KOSTT-i duhet të funksionojë si Zonë rregulluese dhe të sigurohet Rregullimi sekondar Kosovë-Shqipëri, respektivisht KOSTT-OST, por për shkak të mosfunksionimit të interkoneksionit kjo nuk mundet të realizohet”, u shprehte ligjvënësi i asaj kohe, në një seancë në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, për qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të fillojë faturimi i rrymës së shpenzuar.

Kështu deklaroi kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, pas arritjes së pajtimit për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel më 21 qershor.

“Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi në Twitter pas takimit ndërmjet palëve nga Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Për normalizimin e plotë (të energjisë në veri) janë paraparë 90-100 ditë”, ka thënë Bislimi gjatë një adresimi për gazetarë në Bruksel.

Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht me shumicë serbe – nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që nga viti 1999.

Sipas këtij udhërrëfyesi, parashihet që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës(ZRRE), t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

Elektrosever është një kompani me pronësi serbe, e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjeve të Kosovës.

Sipas Bislimit, Elektrosever-i do t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike, si dhe do t’i faturojë dhe të mbledhë pagesa.

“Marrëveshja nuk e njeh Elektrosever-in si shpërndarës, do të thotë distribuimi është monopol i KEDS-it (Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike), por KEDS-i, në bazë të marrëveshjes së vitit 2015 ia nënkontrakton katër shërbime të veta Elektrosever-it. Do të thotë e mban pronësinë, e mban monopolin, por nënkontrakton shërbimin e vendosjes së matësve të energjisë elektrike, mirëmbajtjes së matësve, jo të rrjetit, faturimin e shpenzimeve të konsumit të energjisë elektrike dhe inkasimit”, tha Bislimi.

Ai shtoi se sipas të gjitha pritjeve, tarifa do të jetë e njëjtë në të gjithë Kosovën, por “secili operator i furnizimit e ka lirinë e vet se si furnizohet me energji dhe në ç’masë arrin t’i inkasojë shpenzimet e veta”.

Bislimi tha se Elektrosever-i nuk është prodhues i energjisë, por e blen “qoftë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), qoftë nga Ujmani apo nga një tjetër ofertues në tregun ndërkombëtar dhe pastaj ata paguhen nga inkasimet”.

Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për energjinë më 2013, por ajo kurrë nuk ishte zbatuar në tërësi.

I dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se dakordimi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë është “një hap i madh përpara”.

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci