Të fundit

Franca ua ndalon grave myslimane larjen me rroba në pishina publike

Gjykata e lartë e Francës ka vendosur të martën kundër lejimit të rrobave të banjës “burkini” që mbulojnë tërë trupin në pishina publike për arsye fetare, duke argumentuar se shkel parimin e neutralitetit të qeverisë ndaj fesë.

Derisa ajo vishet nga një numër i vogël i grave myslimane në Francë, burkini nxit debat të ashpër politik në vend, raportoi AP.

Qyteti Grenoble votoi të lejonte gratë të vishnin burkini në pishina publike. Në të njëjtën kohë, qyteti votoi për lejimin e grave gjysmë të zhveshura në pishina.

Rregullat për veshjen në pishina publike në Francë janë strikte, për çka autoritetet thonë se janë për shkaqe higjiene.

Disa qytete të tjera lejojnë burkinit në pishina publike. qyteti Rennes është në mesin e tyre, por vendimi i tij u mor për të liruar rregullat e veshjes në përgjithësi dhe jo bazuar në shkaqe fetare.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci