Peja ia ka dalë që ta përfaqësojë suksesshëm Kosovën edhe një Olimpiadë.
Pas sukseseve të xhudisteve nga Peja në Lojërat Olimpike, kori “Siparantum” fitoi medalje në atë që konsiderohet si Olimpiada e muzikës korale, bën të ditur Ministria e Kulturës.
Kori i muzikës korale nga Peja, “Siparantum”, shënoi një tjetër sukses jashtë Kosovës dhe bëri histori në “World Choir Games 2021”, ku u vlerësua si kori më i mirë i muzikës bashkëkohore.
“World Choir Games 2021″, u mbajtë në sallën e njohur koncertale, “Queen Elizabeth Hall”, në Antwerp të Belgjikës. Në garën e këtij viti, pjesëmarrës në “WCG” ishin mbi 300 kore nga e gjithë bota.
Kjo është hera e parë që “Siparantumi” u bë pjesë e kësaj Olimpiade duke bërë kështu që edhe Kosova të përfaqësohet për herë të parë në historinë mbi dydekadëshe të kësaj ngjarjeje.

