Aktorja shqiptare Yllka Gashi së fundmi ka fituar edhe një çmim tjetër ndërkombëtar.
Ajo ka marrë çmimin si “aktorja më e mirë” në rol kryesor në edicionin e këtij viti të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës në ShBA, ky lajm u bë i ditur nga vet aktorja përmes një postimi në Facebook.
Ky është çmimi i tretë i Gashit, derisa para disa ditëve kishte fituar çmimin e aktores më të mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”.
Gjithashtu kinemaja “Cinneplex” ka njoftuar se filmi “Zgjoi” është duke thyer rekorde në shikueshmëri, me mbi 10 mijë bileta të shitura.
