Të fundit

Lajçak shprehet i zhgënjyer me vendimet e KE-së për Ballkanin Perëndimor

Miroslav Lajçak është shprehur i zhgënjyer me mungesën e vendimeve pozitive për shtetet e Ballkanit Perëndimor në mbledhjet e Këshillit të Evropës të enjten dhe të premten.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka pranuar se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni për shkak të mungesës së marrjes së vendimeve për proceset që ishin duke pritur.

Ai tha se vendime u morën për Europën Lindor, por jo edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë europiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak sot në Twitter.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci