Të fundit

Nxënës të armatosur në shkollë, policia gjen armë automatike e thika në Ferizaj

Policia e Kosovës në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të  zhvilluara nga hetues rajonalë me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera kanë  ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar :

– Armë zjarri (pistoleta), pesë (5).

– Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,

– Sasi e municionit,

– Thika, 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,

– Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,

– Mulli për bluarje të marihanës 6 copë,

– Shufra metali, 4 copë,

– Elektro shok,  1 copë.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

-Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20)  persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë (marihuanë) dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Aksioni i policisë  do të vazhdojë edhe në  etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci